Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

10/25/2026 | Press release | Distributed by Public on 10/25/2026 02:27

Ministri Hoxha mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i fortë është zëri juaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në votimet e sotme dhe të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike.

Në mesazhin drejtuar bashkëatdhetarëve në Luginë, Ministri Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi e rëndësishme që zëri i tyre të dëgjohet e të ketë peshën që meriton.

"Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës", shprehet Ministri.

Ministri Hoxha e përmbyll mesazhin me thirrjen: "Dilni dhe votoni. Për zërin tuaj, për të drejtat tuaja, për të ardhmen tuaj."

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on October 25, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 25, 2026 at 08:27 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]