Ministry of Defence - Republic of Albania

10/28/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/28/2025 02:44

Konsultime me ekspertë të BE mbi modernizimin e flotës së transportit të FA

Konsultime me ekspertë të BE mbi modernizimin e flotës së transportit të FA

e martë, 28 tetor 2025 09:40

[Link]

Në funksion të modernizimit të flotës së transportit të Forcave të Armatosura të RSH, ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura dhe përfaqësues të Divizionit të Fondit Evropian të Lehtësues të Paqes (EPF) të EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian), Komisionit Evropian dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri, zhvilluan takime konsultative në datat 21-23 tetor 2025 për finalizimin e paketës së dytë mbështetëse financiare.

Kjo paketë prej 15 milionë euro, miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian në korrik 2025, synon të rrisë aftësinë dhe kontributin e FARSH për pjesëmarrje në operacionet dhe misionet në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së.

Paketa e dytë mbështetëse vijon pas paketës së parë financiare në shumën 13 milionë euro miratuar në 2024, e cila është në proces zbatimi me synim forcimin e kapaciteteve të forcave tona të armatosura drejt modernizimit dhe përmirësimit të aftësive mbrojtëse.

Konsultimet reflektuan angazhimin e ndërsjellë të Shqipërisë dhe BE-së për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on October 28, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 28, 2025 at 08:44 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]