Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

06/17/2026 | Press release | Distributed by Public on 06/17/2026 11:13

Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, Hoxha: Njohje e kontributit aktiv të Shqipërisë brenda UNESCO-s

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (ICH).

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilësoi këtë zgjedhje si një njohje të kontributit aktiv të Shqipërisë brenda UNESCO-s, si dhe të angazhimit të vazhdueshëm të vendit për të mbrojtur, promovuar dhe transmetuar trashëgiminë e pasur kulturore te brezat e ardhshëm.

Shqipëria është krenare për elementët e përfshirë në Listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, përfshirë Iso-Polifoninë Shqiptare, punimin artizanal dhe përdorimin tradicional të Xhubletës, vallëzimin K'cimi të Tropojës dhe lëvizjen baritore sezonale Transhumanca, ndër të tjera.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen për të gjitha Shtetet Anëtare të UNESCO-s për besimin dhe mbështetjen e tyre.

Ai theksoi se Shqipëria pret të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë partnerët për avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale si një burim identiteti, diversiteti, dialogu dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për të dhënë një kontribut konstruktiv në punën e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s gjatë viteve në vijim.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on June 17, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on June 17, 2026 at 17:14 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]