Ministry of Defence - Republic of Albania

10/09/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/09/2025 01:14

Vizita e drejtorit të Zyrës së Standardizimit të NATO në Shqipëri - Forcim i bashkëpunimit në fushën e standardizimit ushtarak

Vizita e drejtorit të Zyrës së Standardizimit të NATO në Shqipëri - Forcim i bashkëpunimit në fushën e standardizimit ushtarak

e enjte, 09 tetor 2025 08:48

Më 7 dhe 8 tetor 2025, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pritën për një vizitë zyrtare drejtorin e Zyrës së Standardizimit të NATO-s (NSO), gjeneralmajor Thierry Poulette. Vizita u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe strukturave të Aleancës në fushën e standardizimit, si dhe për të forcuar rolin e vendit tonë në ketë proces të rëndësishëm për ndërveprueshmërinë ushtarake.

Fotogaleria

[Link]

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, gjeneralmajor Poulette zhvilloi një takim zyrtar me zëvendësministren e Mbrojtjes znj. Blerina Abrazhda. Në këtë takim u diskutuan çështje që lidhen me forcimin e kapaciteteve kombëtare për standardizim, perfshirjen më aktive të ekspertëve shqiptare në grupet e punës të NATO, si dhe nxitjen e shkëmbimeve teknike dhe profesionale me Zyrën e NATO-s për Standardizim.

Zëvendësministrja Abrazhda vlerësoi vizitën e gjeneralmajor Poulette si një tregues konkret i bashkëpunimit të ngushtë mes palëve dhe theksoi rëndësine që ka standardizimi në rritjen e efikasitetit, gatishmërisë dhe operacioneve të perbashkëta të Forcave të Armatosura tëe Shqipërisë me vendet aleate.

Në vijim të vizitës, në mjediset e auditorit të Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua një takim i posaçëm me komunitetin e standardizimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shgipërisë. Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarët e Bordit të Standardizimit, shefat e planifikimit, specialistët e fushës së standardizimit, personeli përgjegjes për ndjekjen e STANAG-eve sipas planit vjetor të ratifikimit për vitin 2025, si dhe kursantët e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe të Kursit të Lartë të Oficerit në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, se bashku me studente te Akademisë së Forcave të Armatosura.

[Link]

Gjeneralmajor Poulette mbajti një leksion informues mbi rëndësine e standardizimit në NATO, duke vënë theksin te proceset e zhvillimit dhe përditësimit të STANAG-eve, rëndësia e përputhshmërisë së procedurave dhe pajisjeve ndërmjet vendeve aleate, si dhe sfidat aktuale me të cilat përballet Aleanca në këtë fushë. Ai vlerësoi perpjekjet dhe angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve, që lidhen me standardizimin dhe inkurajoi vijimin e këtij procesi me profesionalizëm dhe përkushtim.

Vizita e gjeneralmajor Poulette në Shqipëri perbën një moment domethënës për rritjen e bashkëpunimit dhe përforcimin e lidhjeve me strukturat e NATO në fushën e standardizimit. Ajo shërben si nxitje për të vijuar përpjekjet për permirësimin e kapaciteteve vendore dhe për integrimin e plotë të FA të Shqipërisë në proceset teknike dhe operative të Aleancës.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on October 09, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 09, 2025 at 07:14 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]